FIFA ka komunikuar zyrtarisht një procedurë që ishte e njohur prej disa javësh. Futbollistët dhe trajnerët e huaj të regjistruar në klube nga Rusia apo Ukraina do të mund të pezullojnë kontratën e tyre deri më 30 qershor 2023.
Këto dispozita u japin lojtarëve dhe trajnerëve mundësinë të stërviten, të luajnë dhe të marrin paga në vende të tjera, duke mbrojtur klubet ukrainase dhe duke lehtësuar largimin e lojtarëve dhe trajnerëve të huaj nga Rusia.
FIFA njoftoi gjithashtu se do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe të ndryshojë kuadrin rregullator sipas zhvillimeve në konfliktin luftarak të Ukrainës.