×
  • Sport
  • Sport

    FIFA miraton ndryshime historike në rregullat e futbollit

    Insajderi
    05 March 2016 - 17:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pasi u vendos që të përdorej teknologjia në vijën e portës në futboll, teknologjia do të shtohet në masë më të gjerë. Kështu ka vendosur Bordi i Federatave të Futbollit në mbledhjen e zhvilluar në Kardif të Uellsit, ku iu dha zyrtarisht drita jeshile përdorimit të pamjeve filmike për çdo episod të dyshimtë që lind gjatë një ndeshjeje futbolli.

    IFAB vendosi që ky sistem i ri teknologjik të tesohet fillimisht për një periudhë 2-vjeçare duke nisur që nga sezoni 2017-2018, ndërkohë që mësohet se aktiviteti i parë që do të ketë moviolën në fushë do të jetë pikërisht Evropiani i vitit 2020.

    Këtë vendim ndonëse nuk e kishin përkrahur Platini dhe Blatter, të cilët tashmë janë të dënuar nga futbolli, nuk mungojë përkrahja nga presidenti i ri i FIFA-s, Gianni Infantino.

    “Morëm një vendim historik për futbollit. IFAB dhe FIFA tani po e drejtojnë debatin dhe nuk po e ndalin atë. Unë personalisht jam për mbrojtjen e traditës, por nuk mund të injorojmë progresin teknolgjik. Le të kryejmë këtë test. Ndoshta do të duhen vite për për të gjetur zgjidhjen me të përshtatshme pasi futbolli është një disiplinë sportive e ndryshme nga të tjerët. por ne kërkojmë që të jemi të hapur ndaj çdo risie”, tha presidenti i sapozgjedhur i FIFA-s, Gianni Infantino.

    Është ndryshuar gjithashtu edhe rregulli i kartonit të kuq automatik për lojtarin e fundit ose portierin që shkakton penallti.

    “Nëse portieri ose mbrojtësi, në përpjekje për të kapur topin shkakton një ndërhyrje të parregullt brenda lojës korrekte, nuk do të jepet karton i kuq, por vetëm i verdhë. Në të gjitha rastet e tjera, si ndërhyrjet të dhunshme që mohojnë një gol, do të ketë karton të kuq.”, tha italiani me nënshtetësi zvicerane.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark