×
  • Showbiz
  • Show

    Fifi largohet nga ‘dhoma e dënimeve’, mirëpritet me përqafime e fjalë të ëmbla nga Graniti

    Insajderi
    14 October 2021 - 13:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këngëtarja Filloreta Raçi-Fifi, ka kaluar dy ditë në ‘dhomën e dënimeve’ së bashku me tre banorë të tjerë, Palomën, Ilirin dhe Arditin, pasi thyen disa rregulla.

    Mbrëmjen e djeshme ata u ribashkuan me pjesën tjetër të banorëve dhe më të lumturit nga kjo kanë qenë Fifi dhe Graniti.

    Dyshja janë takuar menjëherë me njëri-tjetrin mes përqafimesh e deklaratash të ëmbla.

    Të njëjtit po ashtu kanë folur për raportin e tyre, gjersa Fifi ia rithekson se nuk është femër seksi por që veçohet për të tjera gjëra.

    “Nëse kisha qenë prej jashtë e kisha analizuar Granitin, unë nuk jam femër seksi, unë kam tjetër çka, unë jam Fifi”, ka thënë Fifi.

    “Më pëlqen që je kështu. Ke diçka të veçantë që nuk e kanë tjerat, jo vetëm pamja e mirë ose me qenë vetëm pamja e këndej”, kanë qenë fjalët e Granitit në anën tjetër.

    Fifi dhe Graniti u komentuan kudo në rrjet si çifti i parë i mundshëm në shtëpinë e Big Brother VIP dhe emisionin e së martës ata pranuan se po lind diçka, duke përshkruar ndjesitë mes tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark