×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Fifi qanë hallet me Sabianin, e pranon se ende ka pëlqim për Granitin

    Insajderi
    25 October 2021 - 23:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fifi ende vazhdon të ketë pëlqim ndaj Granitit.

    Fifi dhe Graniti janë personazhet më të komentuar të kësaj jave në Big Brother Vip.

    Fifi kishte shprehur publikisht pëlqimin ndaj futbollistit kosovar, Granit Canës, ku deri në deklaratën e këtij të fundit të gjithë ishin të bindur se ata mund të bëhen çift.

    Por Graniti ndërroi krejt papritur dhe lëshoi bombën e cila ende po përflitet kudo në mediat rozë.

    Ai i tha hapur Fifi se e sheh si motër dhe jo diçka më shumë, e kjo situatë e gjunjëzoi Fifin e cila u sëmurë pas fjalëve dhe zhgënjimit që përjetoi.

    Derisa sonte duke zhvilluar një bisedë me Sabianin ajo e pranoi se ende ka pëlqim për Granitin por jo edhe ndjenja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark