09:48 - 24 Nëntor 2021

Këngëtarja kosovare pas një debati që pati me opinionisten Balina Badinaku, ra për tokë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Pas shumë përpjekjeve nga ana e Arbana Osmanit, Fifi vendosi që të qëndrojë në shtëpi dhe të mos e lërë lojën e Big Brother.

Gjatë kësaj nate dinamike, këngëtari Valon Shehu ishte banori i ri i cili nisi këtë aventurë.

Ai ishte me kitarë në oborr kur dhe u prezantua klipi i tij para banorëve, derisa ishte Fifi e para ajo e cila me vrap për ta takuar duke qenë se e kishte shok që nga jashtë.

Duke vrapuar, këngëtarja pengohet nga ulëset që ndodheshin në oborr dhe rrëzohet sërish por që shumë shpejt çohet dhe përqafon Valonin.