Klubi më i madh i Kik-Boksit në Prishtinë ‘Fight Club Prishtina’ do të marrë pjesë me tre garues, në ngjarjen e Kik-Boksit që do të mbahet me datë 27 Nëntor për nderë të Ditës së Flamurit në Obiliq, duke filluar nga ora 14:00.
Klubi i udhëhequr nga ish Kik-bokseri i suksesshëm Gasper Kaçinari, do të jetë pjesë e këtij eventi me tre talent të rijnë të Kik-Boksit.
Drilon Ismajli, Fatmir Gjergji dhe Jon Berisha do të jenë Kik-Bokserët që do ta përfaqësojnë në këtë garë ‘Fight Club Prishtina’.
‘Fight Club Prishtina’ mban trajnime për të gjitha grup moshave çdo ditë.