×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit pa përfaqësuesit e VV-së

    Insajderi
    17 November 2016 - 10:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me gjysmë ore vonesë ka filluar mbledhja e kryesisë së Kuvendit, ku do të shqyrtohet kërkesa e Vetëvendosjes për seancë të jashtëzakonshme për Astrit Deharin.

    Kjo mbledhje filloi pa përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje pasi që nënkryetarja e Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, Aida Dërguti dhe shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca nuk po marrin pjesë.

    Bëhet e ditur se Vetëvendosje do të mbaj konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    13 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark