×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillon ngritja e çmimeve të derivateve, tre ditë pasi shteti ndalojë tavanin e çmimoreve në treg

    Insajderi
    10 November 2022 - 12:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Çmimi i derivateve në tregun e Kosovës është rritur ditëve të fundit.

    Në fakt çmimi i naftës dhe benzinës u rrit vetëm tre ditë pasi Ministria e Tregtisë dhe Industrisë hoqi kontrollin e çmimeve të derivateve në vend, i njohur si çmimi tavan.

    Nga 1.72 që sillej ditëve të fundit, çmimi i naftës tani ka arritur në 1.75 për litër. Rritja është vërejtur edhe tek çmimi i benzinës.

    Nga 1.45, një litër benzinë po shitet me 1.49 euro për litër.

    Situata të ngjashme të rritjes së çmimeve të derivateve pas heqjes së kontrollit tavan janë vërejtur edhe në të kaluarën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark