×
  • Sport
  • Sport

    Fillon shitja e biletave për ndeshjen Kosova – Andorra

    Insajderi
    14 March 2023 - 23:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen e Kosovës kundër Andorrës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

    Kjo ndeshje do të zhvillohet më 28 mars, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Biletat mund t’i blini përmes platformës online në këtë link: https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

    Çmimet e biletave janë si në vijim: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.

    Një person mund të blejë deri në katër bileta.

    Procedura se si blihet bileta online:

    Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar. Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online. Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj.

    Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu). Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë. Biletat janë të personalizuara (Në stadium mund të hyjë vetëm një person me një biletë pa marrë parasysh moshën).

    Shënim: Personat që rastësisht pas blerjes së biletës nuk e marrin atë nëpërmjet emailit, atëherë atë mund ta gjejnë përmes kodit në linkun e mëposhtëm:

    https://eu.ebileta.al/biglietteria/trans/restore.do

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark