×
  • Sport
  • Sport

    Fillon shqyrtimi i rastit për ish-yllin e Evertonit që akuzohet për sulm seksual ndaj fëmijëve

    Insajderi
    08 February 2023 - 21:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shërbimi i Prokurorisë së Mbretërisë së Bashkuar (MB) e ka konfirmuar se e ka marrë në shqyrtim rastin e ish-lojtarit të Evertonit, i cili ishte arrestuar në korrik të vitit 2021. Policia e Mançesterit ia referoi çështjen prokurorëve javën e kaluar.

    Prokuroria tani do të vendos nëse mund të ngrihet një ndjekje penale kundër lojtarit.

    “Ne morëm një dosje provash nga Policia e Mançesterit të Madh më 31 janar 2023 pas një hetimi mbi pretendimet për vepra të shumta seksuale,” tha Shërbimi i Prokurorisë së MB në një deklaratë.

    “Ne po e shqyrtojmë këtë material në përputhje me testin tonë ligjor”, tha më tej Shërbimi i Prokurorisë së MB.

    Prokurorët duhet të vendosin nëse ka prova të mjaftueshme për të ofruar një perspektivë realiste të dënimit dhe se ndjekja me padi penale është në interesin publik.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark