×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Fillon takimi i Osmanit me presidentin e Maqedonisë së Veriut

    Insajderi
    26 April 2023 - 11:18

    Presidentja, Vjosa Osmani sot ka filluar vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

    Pas mbajtjes së ceremonisë shtetërore me nderime të larta, ka filluar të mbahet mbledhja mes delegacionit të udhëhequr nga Osmani dhe presidenti i këtij shteti, Stevo Pendarovski.

    Në këtë mbledhje pritet të diskutohen çështje të rëndësishme dhe marrëdhënia mes dy shteteve fqinjë.

    Presidentja kosovare sot gjithashtu do të takohet edhe me krerët tjerë shtetërorë të Maqedonisë së Veriut.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark