×
Green

Filloni të pini jogurt çdo ditë, ju mbron nga një sëmundje e egër

Insajderi
11 October 2020 - 18:23
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Pak njerëz nuk e pëlqejnë kosin, dhe përveç se është jashtëzakonisht i shëndetshëm, ka një arsye shumë të mirë pse duhet ta hani çdo ditë!

Sipas një studimi, ekziston një lidhje midis konsumit të kosit dhe fibrave dhe një shans më i ulët që të zhvilloni kancer të mushkërive.

“Kjo sëmundje malinje është një nga shkaqet kryesore të vdekjes në botë. Por ndërsa pirja e duhanit është një nga shkaqet kryesore, madje 20 për qind e njerëzve me kancer të mushkërive nuk kanë pirë cigare”, tha Brian Mitzman, kirurg dhe profesor në Universitetin NYU.

Marrja e më shumë fibrave dhe kosit të sjellë përfitime shëndetësore, pasi që kosi është i pasur me kalcium, vitamina B, vitaminë D dhe shumë lëndë të tjera ushqyese.

Rezultatet e studimit u botuan në revistën JAMA Oncology, bazuar në një analizë të 10 studimeve të kryera në Amerikë, Azi dhe Evropë.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark