Gruan e Tiago Silvës nuk e lejuan të hyjë në tribunën VIP të “Wembley”-t me fanellën e mbrojtësit të Çelsit në finalen e Kupës së Ligës kundër Liverpulit në shkurt për shkak të kodit të veshjes.
Dhe mbrojtësi brazilian ka një thirrje për autoritetet për finalen e sotme.
“Ajo mban gjithnjë bluzën time, por nuk e lejuan të hynte në finalen e Kupës së Ligës në zonën VIP. U mërzit dhe shpreson që ta veshë të shtunën dhe të na sjellë fat”, tha braziliani për “Telegraph”.