Teksa në stadiumin Air Albania në Tiranë, më 25 maj pritet të mbahet finalja e Conference League, nga ana tjetër, Policia e Shtetit ka publikuar masat që ka ndërmarrë për mbarëvajtjen e këtij eventi sportiv.
Zv.drejtori, Albert Dervishaj në një deklaratë për mediat tha se janë marrë të gjitha masat për ndeshjen dhe për aktivitetet qe do zhvillohen.
Kujtojmë se finalja e parë e Ligës së Konferencës së Evropës do të vërë përballë Romën italiane kundër Feyenoord të Holandës.