Roma dhe Feyenoord luajnë të mërkurë në 25 maj në Tiranë. Finalja e Conference League merr jetë në 21:00 në “Arenën Kombëtare”, teksa gjithçka duket se është gati.
Organet qendrore dhe vendore të qeverisë kanë bërë me dije se shumë nga rrugët e Tiranës do jenë të bllokuara, ndërsa nuk do lejohet të futen në kryeqytet shtetasit shqiptarë që nuk e kanë një biletë për finalen në 25 maj.
Ditë pushimi dhe pa makina, shumë nga rrugët do jenë të bllokuara, me unazën e vogël që do jetë vetëm për lëvizjen e tifozëve dhe urgjencave. Rruga e Elbasanit dhe ato rreth stadiumit do jenë të bllokuara, si edhe Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.
Rrugët me ngjyrë të kuqë tregojnë se nuk do të lejohet asnjë qarkullim makinash. Me ngjyrë të verdhë do të jenë në gjendje të lëvizin vetëm automjetet e personave që kanë një biletë.
Me ngjyrë jeshile janë rrugët që do lejohet qarkullimi për fansat, stafin dhe policinë. Me ngjyrë kafe do të jenë rrugët e emergjencës. Ndërsa me ngjyrë blu janë rrugët që të çojnë në stadium.
Harta tregon me jeshile janë të aksesueshme në 25 maj.