×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Finalja e Conference League, pjesëtarët e Policisë së Kosovës shkojnë në Tiranë

    Insajderi
    25 May 2022 - 14:05

    Dita e sotme do të jetë një ditë historike për të gjithë Shqipërinë dhe shqiptarët, pasi për herë të parë do të luhet një finale e një kompeticioni europian.

    Kjo finale solli edhe mjaft incidente nga tifozët e të dyja klubeve, të cilët me të zbarkuar në Tiranë filluan me dhunën. Dhe, për ta ndihmuar Shqipërinë në monitorimin e finalës së madhe të Conference League mes Romës dhe Feyenoord, Kosova ka dërguar pjestarë të Policisë atje, shkruan Insajderi.

    Lajmin për Insajderin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

    “Referuar bashkëpunimit të ndërsjellët në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë, si dhe referuar ndeshjes sportive e cila pritet të mbahet sot, Policia e Kosovës do të dërgoj disa zyrtar policorë në Tiranë”, tha Kelani.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark