Akoma pa u mësuar se cilat janë skuadrat finaliste, UEFA dhe FSHF ishin të mendimin se numri i tifozëve që do të vijnë në Tiranë do të jetë rreth 15 mijë, por del te jetë ndryshe.
Skuadrat finalise Roma dhe Feynoor kanë një numër të madh tifozësh të etur për trofe dhe parashikimet ranë tërësisht poshtë.
Këtë e ka konfirmuar edhe Përfaqësuesi i FSHF, Kejdi Tomori sot për Top Chanel.
FSHF ka pasur dje kontakte me autoritet italiane të cilët konfirmuan që me 25 maj pritet të vijnë 60-70 mije tifozë të Romës, ndërsa autoritet holandeze konfirmuan që do të vijnë rreth 18-20 mijë tifozë të Feyenoord.
Pra nga parashikimi prej 15 mijë tifozesh pritet të vijnë maksimumi rreth 90 mijë tifozë.
/Insajderi.org