Pas 8 ditësh, Roma e José Mourinhos do të fluturojë drejt Tiranës për të luajtur finalen e Conference League kundër Feyenoord.
Pritje e madhe për ndeshjen, një finale europiane që klubi verdhekuq nuk e luan prej 31 vitesh, por edhe shumë emocione për trajnerin portugez që ëndërron të fitojë këtë trofe në edicionin e parë të saj. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka zbuluar për mikrofonat e “24ur.com” një shaka të një bisede që ka pasur me Mourinhon.
“Kishte shumë skeptikë për Conference League, por mora një mesazh nga José Mourinho (pas kualifikimit në finale me Romën), ai ishte absolutisht i emocionuar. Nuk kam marrë asnjëherë një mesazh me kaq shumë zemra as nga femrat”. Me pak fjalë, Mourinho mezi pret të luajë finalen kundër Feyenoord, për të pasuruar palmaresin e tij dhe për t’i dhënë gëzim tifozëve të Romës.