×
  • Showbiz
  • Show

    Fisi: Ronaldo ma ka dhuruar fanellën e vet kur ishte në Gjakovë

    Insajderi
    08 January 2023 - 15:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Djemtë e BBVK-së sot nisën të flasin për futboll, madje Fisi ndau një moment interesant të jetës së vet.

    Ai tha se e ka takuar Ronaldon dhe ky i ka dhuruar fanellën e vet të Interit.

    “Unë e kam fanellën e Interit që ma ka dhënë Ronaldo vetë, Ronaldo i vjetër. Pasha Allahun po. Kur kam qenë fëmijë”, u shpreh Fisi.

    Ai madje tha se prej atij momenti të gjithë në Gjakovë e thërrasin Ronaldo.

    “A e di që ka qenë në Gjakovë? Unë i kam përngjarë shumë Ronaldos, i kam pasë dhëmbët e rrallë, kam luajtur futboll. Me tenkë ka ardhë në Gjakovë. Pastaj këta më kanë parë mu, e më kanë thanë ka me ardhë Ronaldo, a po vjen me e taku? Prej asaj kohe krejt Gjakova Ronaldo më thirrë”, shtoi ai.

    Artani, si fans i flaktë i futbollit, i kërkoi Fisit që ta sjellë në shtëpi atë fanellë, që ta shihte e ta prekte.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark