Prishtina në edicionin e kaluar e kishte angazhuar Fisnik Kërçelin në klub.
Në edicionin e parë ai fitoi Kupën e Kosovës, ndërsa këtë vit me postin e ri sukseset po dalin të jenë më të mëdha.
Prishtina e konfirmoi si drejtor sportiv në verën e vitit të kaluar, ndërsa ishte njeriu më meritor për afrimin e disa transferimeve të mëdha.
Prishtina ofroi emra si Sebien Lilaj, Leotrim Kryeziu, Lumardh Dellova e Gledi Mici, që me shumë sukses po luajnë te bardhëekaltërit.
Kërçeli që ishte shpallur kampion me Dritën, si drejtor sportiv para kaur vitesh është afër titullit të dytë.
Prishtinës i duhet vetëm edhe një pikë që të kurorëzohet me titullin dhe krahas meritave më të mëdha që shkojnë për trajnerin, një dorë e mirë është edhe e Kërçelit.
Ai do të behet drejtori sportiv i parë në Kosovë që fiton titullin me dy klube të ndryshme.