Kandidati për Kuvend të Prishtinës në listën e LDK-së, Fisnik Osmani, përmes një video në facebook ka thënë se do të angazhohet çdo ditë për Prishtinën.
“ Jemi shumë afër ndryshimt të madh, si këshilltar komunal do të angazhohem për Prishtinën qytet unik në botë, shtëpi e pastër e ngrohtë”, është shprehur Osmani.
Tutje ai tha se oferten me të mirë për Prishtinën e gjeni në listën e LDK-së.
“Ndryshimi i shumëpritur po vjen. Pas 8 vitesh Prishtina përseri e para”, tha kandidati për kuvend të Prishtinës.