16:14 - 15 Mars 2023

Këngëtarja Fjolla Morina akuzoi ish-partnerin e saj Fisnik Sylën për kërcënime ndaj saj dhe vajzës, për mashtrime dhe hakmarrje.

Madje këngëtarja kërkoi ndihmë publikisht ndaj autoriteteve përkatëse pasi sipas saj Syla ka ushtruar presion mbi të si psikologjik ashtu edhe dhunë fizike ndërsa e quajti atë kriminel.

Fjolla kishte bërë thirrje publike për protestë në sheshin e Prishtinës, për t’i dalë në mbrojtje asaj dhe vajzës së saj.

Mirëpo, kjo protestë dështoi pasi askush nuk mori pjesë, madje as vet Fjolla nuk ishte prezente në protestën e thirrur nga vetë ajo.

Në lidhje me këtë, ka ironizuar ish-bashkëshorti i Fjollës, Fisnik Syla i cili ka publikuar një video në TikTok ku shihet në xhakuzi me mbishkrimin: “A ka ndonjë protestë për jetë lluksi”.

@fisnik_syla #fisniksyla #kosova #kosovo #fyp #viral #albania #shqiperia #fjollamorina #fisnik #fjolla ♬ original sound – 𝐉𝐮𝐬𝐭𝐭 𝐥𝐢𝐬𝐭𝐞𝐧 🎧