×
  • Sport
  • Sport

    “Fitova medalje historike, nuk pata asnjë pritje” | Boksierja Donjeta Sadiku e dëshpëruar me shtetin

    Insajderi
    23 October 2022 - 23:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, ka thënë se është një ndjenjë e papërshkruar, fitimi i medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian.

    “Para disa muajve solla medaljen e parë për seniore në Kampionatin Botëror, kurse tash në Kampionatin Evropian. Një ndjenjë jashtëzakonisht e papërshkruar. Kam shkruar një histori për pak muaj, por për një vit shkruajta dy histori”, tha Sadiku në Sports Show të Klan Kosova.

    “Po më bën të lumtur për faktin që këtë histori po e shkruajmë dy femra, unë dhe trajnerja Marjola Sallauka”, shtoi ajo.

    Megjithatë, Sadiku tha se përkundër ndjenjës së fitores, në Kosova ka qenë e dëshpëruar me shtetin, pasi askush nuk doli për ta pritur.

    “Kur kam ardhur, në Kosovë kam qenë shumë e dëshpëruar me shtetin tem, nuk e kam pasur një përkrahje siq kam menduar se do ta kem, kam menduar se do të jetë ndryshe pasi fitova medaljen e parë”.

    “Unë ushtroj në një sallë e cila nuk plotëson kushtet, nuk ka as tatami, është beton, kam çuar kërkesa, por nuk më është përgjigjur asnjë kërkesë”, tha medalistja.

    “Edhe kur e fitova këtë medalje evropian nuk kam pasur ndonjë pritje nga shteti, është medalje e dytë, është medalje historike, dhe nuk pata asnjë pritje, përveç kryetarit Enver Krasniqi, të cilin e falënderoj shumë”, u shpreh Sadiku.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark