×
  • Showbiz
  • Show

    Fituesi i BBV në Kanada ka një mesazh për Luizin: Je një gjeni, do ta fitosh BBVA

    Insajderi
    15 March 2023 - 13:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fenomeni Luiz Ejlli ka kapërcyer çdo pritshmëri në Shqipëri, Kosovë dhe kudo ku ka shqiptarë.

    Performanca e tij në edicionin e dytë të Big Brother Vip Albania ka lënë përshtypje të jashtëzakonshme dhe pëlqyeshmëri të madhe nga njerëzit.

    Tashmë, Ejlli numëron plot 6 mijë ndjekës në instagram dhe mbi 4 miliardë shikime në TikTok.

    Natën e kaluar, kur të gjithë po prisnin që në zarfin e zi të ishin të shkruar emrat e Olta Gixharit dhe Qetsor Ferrunajt pasi komunikuan me kode, “Big Brother VIP” surprizon.

    Dënimi në fakt erdhi për Luiz Ejllin, Armaldo Kllogjerin dhe Krist Aliajn. Të tre janë futur për disa sekonda në banjën e shtëpisë dhe për këtë Vëllai i Madh ka vendosur t’i dërgojë në televotim.

    Pas zarfit të zi, i cili dënoi Armaldon, Kristin dhe Luizin, duke i dërguar ata në nominim, Ejlli u shpreh se ai e kishte planifikuar një gjë të tillë. Ai tha se duke qenë se Kutia e Pandorës i shkoi dëm, mendoi të shkelte rregullat duke përfshirë Armaldon dhe Kristin.

    Luizi ka zbuluar mbrëmë teksa të gjithë ndodheshin jashtë duke ngrënë se ku e ka marrë këtë ide. Ai i bëri thirrje publikut që të hapnin “Big Brother”-in kanadez dhe aty do e gjenin këtë plan.

    “I bëj thirrje gjithë publikut të hapë Big Brother-in kanadez dhe ta shohin të njëjtën gjë. E ka bërë me 3 veta ai burri i botës dhe ka çuar 3 vetë në nominim, bashkë me veten. 4 vetë në nominim”, tha Luizi.

    Kjo nuk ka shkaur pa u vënë re nga fituesi i Big Brother Canada, Kevin Jacobs i cili ka publikuar një video në mbështetje të Luiz Ejllit.

    VIDEO:

    @insajderitv Fituesi i Big Brother në Kanada përshëndet Luizin #luizejlli #bigrotheralbania #bigrothervip #kevindedjacobs ♬ original sound – Insajderi

    “Përkrahje për këtë person dhe fansat e mrekullueshëm të tij, Luiz Ejlli po dominon lojen në Big Brother.

    Ai ka kërkuar sa më shumë klipe të Luizit në Big Brother, derisa ka thënë se Ejlli e ka studiuar lojën e tij.

    “Luiz ejlli po dominon Big Brother Vip Albania dhe po më dërgon dashuri në rrugën time nga Shqipëria”, ka shkruar Jacobs në Twitter.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark