Te Ballkani kanë pranuar barazimin në udhëtim ndaj Dukagjinit. Skuadrën e ka udhëhequr Artim Polozhani, në mungesë të Ilir Dajës së suspenduar.
Pollozhani është ndihmës i Dajës. Dukagjini e Ballkani luajtën 1:1. “Meritonim pak më shumë të fitojmë ndeshjen.
Nga pakujdesia shkaktuam penallti që mund të evitohej”, ka thënë Pollozhani. “Ishte ritëm i kënaqshëm, jo i pritshëm nga lojtarët tanë. Por ata po bëjnë maksimumin. Në çdo ndeshje po dalin edhe nga vetja. Po të ishte fusha më e mirë, shikuesit do të shihnin edhe më shumë kualitet”, ka shtuar ndihmëstrajneri i Ballkanit. /Koha.net/