×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Fjalët e para të Perez, Agnellit dhe pronarit amerikan të Manchester United për Superligën Evropiane

    Insajderi
    19 April 2021 - 10:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të dielën mbrëma futbolli evropian ka ndryshuar përgjithmonë. Me iniciativën për krijimin e Superligës Evropiane nga 12 klubet më të fuqishme evropiane, garat evropiane të organizuara nga UEFA ka marrë një goditje të fortë.

    Mbrëmë është publikuar edhe dokumenti zyrtar i cili shpjegon formatin e Superligës dhe 12 klubet pjesëmarrëse.

    Pas konfirmimit të krijimit së Superligës Evropiane, janë vendosur edhe drejtuesit e kësaj lige.

    President do të jetë Florentino Perez (Real Madrid), ndërsa nën president do të jenë Andrea Agnelli (Juventus) dhe Joel Glazer (Manchester United).

    “Ne do ta ndihmojmë futbollin në çdo nivel dhe do ta çojmë atë në vendin e duhur në botë”, ka thënë fillimisht ai. Futbolli është sporti i vetëm global në botë me më shumë se katër miliardë tifozë dhe përgjegjësia jonë si klube të mëdha është t’i përgjigjemi dëshirave të tyre”, ka deklaruar Perez, transmeton Insporti.com.

    Andrea Agnelli, kryetar i Juventusit dhe nënkryetar i Superligës, deklaroi: “12 klubet tona themeluese përfaqësojnë miliarda tifozë në të gjithë globin dhe 99 trofe evropianë. Ne kemi ardhur së bashku në këtë moment kritik, duke bërë të mundur që konkurrenca Evropiane të transformohet, duke e vendosur lojën që duam në një bazë të qëndrueshme për të ardhmen afatgjatë, duke rritur në mënyrë të konsiderueshme solidaritetin dhe duke u dhënë tifozëve dhe lojtarëve amatorë një rrjedhë të rregullt të ndeshjeve kryesore që do të ushqejë pasionin e tyre për lojë ndërsa u siguron atyre sfida tërheqëse”.

    Ndërsa, Joel Glazer ka deklaruar se Superliga Evropiane do të nis një kapitull të ri për futbollin.

    “Duke mbledhur klubet dhe lojtarët më të mirë në botë për të luajtur me njëri-tjetrin gjatë gjithë sezonit, Superliga do të hapë një kapitull të ri për futbollin evropian, duke siguruar konkurrencë dhe lehtësira të klasit botëror, dhe rritjen e mbështetjes financiare për piramidën e gjerë të futbollit”.

    Krijimin e Superligës Evropiane e kanë kundërshtuar FIFA, UEFA, Premier League, LA Liga dhe Serie A.

    Klubet nga Bundesliga dhe League One kanë refuzuar pjesëmarrjen në këtë ligë.

    Këtë Superligë Evropiane e ka kundërshtuar edhe kryeministri i Anglisë, Boris Jonhson. /Insporti.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    23 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark