Xhudistja tjetër e Kosovës, Flaka Loxha ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare të Algjerisë, raporton Insajderi.
Loxha e fitoi luftën kundër xhudistes turke, Hastret Buzk nga Turqia në garën për medaljen e bronztë kategoria -57 kilogramë.
Këtë luftë, Loxha e fitoi me “ippon” dhe gjatë tërë kohës ishte dominuese ndaj xhudistes turke.
Kjo është medalja e dytë për Kosovës, pasi pak minuta më parë Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në kategorinë 52 kilogramë. /Insajderi/