×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Flamuri i Kosovës në fanellat e Ukrainës, reagojnë mediat serbe

    Insajderi
    10 May 2022 - 19:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja e futbollit të Ukrainës ka përgatitur fanella të reja ku nderohen të gjitha shtetet që e mbështesin në luftën kundër Rusisë. Në fanellë është edhe flamuri i Kosovës.

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Ukrainës, Andrey Pavelko, ka njoftuar se fanellat e reja speciale të kombëtares do të luhen në ndeshjet miqësore të radhës.

    Në to nderohen shtetet mbështetëse të Ukrainës, ku kufiri i shtetit ukrainas ngjyroset me flamujt e shteteve që kanë ndihmuar ukrainasit në luftën e tyre. Në të është edhe mesazhi “Të bashkuar për Ukrainën”.

    Në fanellë shihen qartë flamujt e shteteve dhe dallohet edhe flamuri i Kosovës në fotografitë e publikuara.

    Pas pubilikimit të fotografisë kanë reaguar edhe mediat serbe, ata e kanë quajtur “Gisht në syrin e Serbisë” flamurin e Republikës së Kosovës.

    “Gisht në syrin e Serbisë: Në fanellat e Ukrainë edhe flamuri i shtetit të rremë të Kosovës”, thuhet në titullin e Kurir.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark