×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Flamuri i Kosovës në fanellën e Ukrainës – mediet serbe nuk munden ta përballojnë këtë fakt

    Insajderi
    11 May 2022 - 12:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja e Ukrainës ka prezantuar dje (e marte) fanellat me të cilat do të paraqitet në ndeshjet e ardhshme.

    Në këto fanella është vërejtur një detaj tejet interesant.

    Gjegjësisht, në këto fanella janë të vendosura flamujt e shteteve që mbështesin Ukrainën në luftën ndaj Rusisë.

    Aty ndodhet edhe flamuri i Kosovës, veprim i cili nuk iu ka pëlqyer aspak serbëve, sidomos medieve.

    “Provokim ndaj Serbisë. Ukraina e vendos flamurin e shtetit të ashtuquajtur të Kosovës në fanellën e re!?”, shkruan portali serb “Novosti Online”, duke vazhduar:

    “Ajo që është interesante është se Ukraina nuk e njeh shtetin fals të shpallur në territorin e provincës jugore serbe”.

    Ukraina do të luajë kundër Skocisë në fazën play-off të Kupës së Botës. Dueli është caktuar për 1 qershor në ora 20:45 dhe fituesi do të kualifikohet në botërorin e Katarit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark