×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Policia e Kosovës dërgon foto nga kulla e vrojtimit – nuk ka flamur të Serbisë

    Insajderi
    13 June 2021 - 22:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka demantuar lajmin e shpërndarë nga gazeta e Serbisë “blic”, se një flamur i Serbisë është vendosur në kullën e vrojtimit në Koshare. Në fotot e bëra sot në këtë lokacion, shihet se flamuri serb nuk ndodhet në kullë dhe lajmi i shpërndarë nga mediat serbe cilësohet si i rremë. 

    Këtë për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

    Ai ka theksuar se njësitet kompetente janë tërë kohën në kontroll të zonës në fjalë.

    Reagimi i plotë:

    Lidhur me disa shkrime në median serbe “blic” por edhe në rrjete të ndryshme sociale, se gjoja një flamur i Serbisë është vendosur në kullën e vrojtimit në Koshare, ju konfirmojmë se Policia e Kosovës demanton shkrime të tilla që kanë për qëllim dezinformimin e qytetarëve dhe ju njoftoj se njesitet kompetente policore për menaxhimin dhe kontrollin kufitar të Republikës së Kosovës janë duke kryer detyrat dhe patrullimet e rregullta edhe në atë lokacion.
    Sipas raportimeve aktuale nga njësitet policore kufitare dhe verifikimeve nga ai lokacion një lajm i till nuk është i vërtetë.

    Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë së pergjithshme në vend, përfshirë edhe menaxhimin dhe kontrollin kufitar sipas mandatit të saj ligjor dhe kushtetues.

    Në vijim po ju përcjellim edhe fotot nga lokacioni i apostrofuar te datës 13.06.2021.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark