Bad News Eagles sot arritën një sukses të ri dhe historik sa i përket CS:GO, pasi u kualifikuan në fazën tjetër të PGL Antwerp Major, ku do të garojnë 16 ekipet më të mira për një grup çmimesh rreth 1 milion dollarë, në Antwerp të Belgjikës.
Pas fitores në ndeshjen vendimtare kundër MiBR, lojtari i ekipit shqiptar, Flatron ‘juanflatroo’ Halimi, në një intervistë për HLTV foli rreth kësaj fitoreje.
Flatro foli rreth fitores së tyre kundër ekipit MIBR, dhe tregoj se si ndihet pas kualifikimit të ekipit të tij fazën tjetër të PGL Antwerp Major.
“Fjalët do të ishin shumë për të thënë, betohem në Zot, ende po dridhem, kam këto emocione, jam pa fjalë”
Gjatë turneut kualifikues për në Major, ‘juanflatroo’ flitej se gjatë festimit kishte thyer kufje, të cilat arrinin vlerën 2400 dollarëve, gazetari i HLTV si në shaka e pyeti ‘juanflatroo’-n:
“Sa kufje keni thyer këtë herë”?
“Sot u mundova të rri i qetë, gjatë gjithë lojës isha duke menduar për kufjet, sepse e dija se ne do të fitonim, e kisha këtë ndjenjë të mirë, kështu që isha duke menduar pas lojës çfarë do të bëjë, pasi të fitojmë, si do të reagoj, kështu që mendova ta ruaj qetësinë, le të ruajmë PGL-n”.
Ndërsa kur u pyet rreth ndeshjes së tyre të radhës kundër ekipit CopenHagen Flames, Flatroo u shpreh se ndjehen mjaft komod dhe me vetëbesim për ndeshjen kundër tyre.
“Pra ju do të shkoni në ‘Legends Stage’ tani, ndeshja e parë do të jetë kundër ekipit CopenHagen Flames, si ndiheni për këtë?”
“Ndjehemi mjaft komod, duke e konsideruar se i kemi mposhtur tri herë radhazi Online, edhe pse në LAN gjithçka ndryshon, por akoma kemi shumë vetëbesim kundër tyre, ata janë ekip mjaftë e mirë, por ne nuk kemi çfarë të humbim, jemi kualifikuar në Legends Stage, tani presioni do të jetë shumë më i vogël, dhe vetëbesimi edhe më i madh”, u shpreh Halimi.
Ndërsa sa i përket ndeshjes së fundit kundër MIBR, ‘juanflatroo’ tha se çka ju ndihmoj të fitojnë ishte eksperienca.