×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Flet babai i Aurona Pelajt – zbulon si e kuptoi ngjarjen, dhe në çfarë gjendje është vajza e tij

    Insajderi
    03 November 2022 - 19:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Babai i ish-infermieres, Aurona Pelaj, ka dhënë disa detaje se si e ka kuptuar për rastin.

    Video e cila është publikuar në rrjetet sociale shfaqnin një infermiere 23-vjeçare teksa e rrihte një grua të moshuar, të sëmurë e krejt të pambrojtur në një qendër për përkujdesjen e këtyre personave në Pejë.

    Të paktën dy punonjëse tjera të kësaj qendre argëtoheshin me aktin dhe ishin kujdesur që atë ta incizonin me telefon.

    Lexo edhe:

    Ai ka folur edhe për gjendjen e vajzës së tij, për të cilën thotë se është në gjendje të rëndë shëndetësore. Tha se anipse ka kërkuar falje, është shumë i shqetësuar me krejt çka ka ndodhë.

    “Kur jam ardhe prej pune kane thane qe 10 minuta ka ndodhe ky rast.   Tash une n2 e kryje punen dikun 2:10-2:15 kish pas kry ky rast. Aiii sa jam shqetesu, shume sdi qysh bene ndryshe edhe pse kam kerku falje, marre”, tha ai.

    Tutje, ai tha se sot ka angazhuar një avokat për rastin.

    “Sot kam shku ne Polici e kam angazhu nje avokat, keq osht”.

    Lexo edhe:

    Ndryshe, mbrëmë babai i Auronës i ka kërkuar falje për veprimin e vajzës së tij, familjes Nura, dhe krejt popullit të Kosovës, si dhe e ka ftuar shtetin të merret me rastin deri në fund./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark