×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet Bejtush Gashi – i përfoluri për pozitën e ministrit të Brendshëm

    Insajderi
    12 April 2018 - 20:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtari i AKR-së, Bejtush Gashi nuk e ka mohuar që ai do të jetë pasues i Flamur Sefajt, si ministër i Punëve të Brendshme.

    I kontaktuar nga Insajderi, ai nuk e ka mohuar lajmin që kryetari i AKR-së, e ka propozuar atë për ministër të Punëve të Brendshme.

    Tha se nuk dëshiron të flas, duke shtuar se është “duke i pritur procedurat”.

    “Nuk po du të flas një herë. Po pres që të zyrtarizohet gjithka, pastaj flasim. Po i presim procedurat”, ka thënë shkurt Gashi për Insajderi.

    Gjatë ditës është raportuar që kryetari i AKR-së, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ia ka dërguar kryeministrit Haradinaj emrin e Bejtush Gashit, për ministër të Punëve të Brendshme.

    Insajderi ka kontaktuar me Behgjet Pacolli dhe me zyrtarët tjerë të AKR-së, por që asnjëri nga ta nuk është përgjigjur.

    E, ndryshe, Donjet Gashi, zëdhënëse në qeverinë Haradinaj, i ka thënë Insajderit, se deri në ora 16:00, nuk ka pasur asnjë kërkesë nga Behgjet Pacolli për Ramush Haradinajn, lidhur propozimin e personit që do ta zëvendësojë ish-ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.

    “Nuk ka asgjë zyrtare për ministrin e Brendshëm. Të paktën deri në ora 16:00, nuk ka pasur një kërkesë të tillë“, ka thënë Gashi për Insajderi.

    Flamur Sefaj, ishte shkarkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, pas rastit të arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark