×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Flet Evangjeli Veli, pasi rezultoi pozitiv: “Jam me dy doza ‘Pfizer’, hera e tretë me Covid”

    Insajderi
    28 June 2022 - 16:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     Pak orë përpara nisjes për në Oranë, ku do të merrte pjesë në Lojërat e 19-ta Mesdhetare, peshëngritësja Evangjeli Veli rezulton pozitive në testin PCR të Covid-19. Një lajm i keq për të dhe vendin tone, që humbet një tjetër sportiste medaliste për këto lojëra pas Briken Caljes dhe Izmir Smajlajt.

    E kontaktuar nga ‘Top Channel’ ajo tregon: “Shkova të bëja testing, si të gjithë sportistët dhe rezultova pozitive, kjo është hera e tretë për mua që rezultoj pozitive. U habita, pasi në dy herët më pare, e kam kaluar shumë keq, ndërkohë që sot nuk kam asnjë shenjë, nuk ndjej asgjë.

    Jam shumë mirë dhe për këtë arsye kërkova të ritestohem, por më thanë është e pamundur sepse hidhen rezultatet në sistem. Nuk po tentoj më, se edhe po të nisesha dhe të rezultoja në fshtatin olimpik pozitive, do të karantinohesha atje dhe mua s’më duhet të shkojë atje kot po nuk mora pjesë në garë,” – thotë Veli.

    Ndërkohë, peshëngritësja shqiptare thekson faktin se është e vaksinuar me dy doza ‘Pfizer’. Evangjeli Veli një muaj më parë arriti të marrë dy medalje ari dhe një argjendi në Kampionatin Europian të zhvilluar në Tiranë, aktivitet ku mori edhe trofeun e ‘Sportistes më të mirë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark