×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Flet gruaja e Faik Fazliut: Policët e kanë rrëzuar përtokë dhe e kanë lidhur, ai nuk i ka sulmuar

    Insajderi
    06 June 2021 - 14:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbrëmjen e së shtunës policia në Prizren ka arrestuar anëtarin e Kryesisë së OVL e UÇK-së, Faik Fazliun. Sipas policisë, Fazliu ka kanosur një zyrtar policor. Bashkëshortja e Fazliut mohon se ai ka bërë fjalë me policët.

    Anëtari i Kryesisë së Organizatës së Veteranëve të Luuftës së UÇK-së, Faik Fazliu është arrestuar të shtunën në rrugën “Tranziti i ri” në Prizren.

    Ndaj Fazliut është iniciuar rasti “Kanosje ndaj personit zyrtar”.

    Ndërkaq bashkëshortja e tij, Alketa Gashi-Fazliu, ka deklaruar për Express se policët e kanë rrëzuar përtokë Faikun, për të cilin thotë se nuk ka pasur asnjë reagim ndaj tyre.

    “Policia e ka sulmuar dhe e ka rrëzuar përtokë. E kanë lidhur dhe e kanë dërguar në polici. Faiku nuk kishte asnjë reagim të vetëm, unë isha aty me të, fare asnjë reagim nuk e ka pasur. Zyrtarët policorë i kanë tejkaluar të gjitha kompetencat e tyre”, ka deklaruar Gashi-Fazliu.

    Lajmin e ka konfirmuar Shaban Osmanollaj, zëdhënës në Policinë Rajonale të Prizrenit.

    “I dyshuari F. F lindur në vitin 1977, ka kanosur verbalisht personin zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Zyrtarët policorë po asistonin në kontrollimin e një lokali (kafiteri) së bashku me inspektorët e AUV-it, lidhur me mosrespektimin e masave anti Covid19. I dyshuari është intervistuar nga hetuesi kujdestar dhe me aktvendim të Prokurorit iniciohet rasti për “Kanosje ndaj personit zyrtar” dhe i dyshuari të ndalet në Qendrën e mbajtjes për 48 orë. Rasti është nën hetime”, ka thënë Osmanollaj

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark