×
  • Lajme
  • Insajderi

    Flet ideatori i “Liria ka femër”:Liria duhet të vlejë për krejt, e jo veç për diçka, ose për dikë

    Insajderi
    25 November 2020 - 18:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kampanja e njerëzve të afërt me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) “Liria ka emër”, që sinonimi i lirisë për ta u bë, ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ish-shefi i PDK-së, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, nuk u prit mirë për një pjesë të qytetarëve. 

    Kështu, nuk vonoi shumë dhe kosovarët e indinjuar me personalizim të lirisë së fituar kolektivisht nisën të reagojnë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Një grafik me mbishkrimin, “Lira është femër” është shfaqur nëpër rrugët e kryeqytetit, kjo pasi që iniciatori i kësaj grafike nuk është duke u pajtuar me platformën e njerëzve të afërt PDK-së, “Liria ka emër”.

    Bardh Simoni, një qytetar nga Prishtina, ideatori i grafikës, “Lira ka femër”, ka thënë për Gazetën Insajderi se ky slogan ka nisur spontanisht, pasi që ai nuk pajtohet që liria të ketë emra specifik.

    “Slogani ka rrjedhë spontanisht, e qe ka has vëmendje me pas ne Twitter. Ideja kryesore ka qene ç’roberimi i vlerave njerëzore si Liria. Nuk jam pajtu që liria me pas veç emra specifik”, ka thënë Simoni për Insajderin.

    Sipas, Simonit liria duhet të vlejë për të gjithë e jo vetëm për diçka ose për dikën.

    “Njeriu gjithmonë është duke luftuar për liri, e duhet me bo dallimin mes çlirimit dhe lirisë. Liria duhet me vlejte për krejt, e jo veç për diçka ose për dikon. E sa i përket kampanjës, me të pa faqet tjera e kanë publiku. Kështu që ta shohim tash qysh po e përhapin njerëzit”, ka thënë Simoni.

    “Liria ka femër” është shkruar për të parën herë në një mur në rrugët e kryeqytetit.

    Kampanja “Lira ka emër”, është iniciua nga njerëzit e afërt të PDK-së, si deputetja e po kësaj partie, Eliza Hoxha dhe filozofi që shihet se është i afërt me PDK-në, Ismail Tasholli. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark