×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Flet ish-kunati i Shakirës, ja cila është arsyeja e vërtetë e ndarjes së saj me Pique

    Insajderi
    28 June 2022 - 22:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vazhdojnë spekulimet rreth ndarjes së Shakirës dhe Gerard Piqué.

    Roberto Garcia, ish-i dashuri i një prej motrave të Shakirës, tha për median spanjolle “EsDiario” se problemet mes çiftit filluan për para.

    Garcia tha se Gerardi i kërkoi nënës së fëmijëve të tij një kredi në mënyrë që ai të mund ta investonte atë në biznese të tjera. Megjithatë, këngëtarja refuzoi të huazonte paratë, sepse prindërit e saj i sugjeruan që ajo të mos e bënte këtë.

    “Sipas asaj që më ka thënë një person shumë i afërt i tyre, mes të dyve ka pasur një problem ekonomik. Supozohet se Pique do t’i kishte kërkuar Shakirës para për një çështje investimi dhe familja e këngëtares nuk ka pranuar t’ia japë. Ata nuk i përziejnë paratë e tyre dhe e mbajnë ekonominë familjare në 50%,” tha Roberto Garcia.

    Roberto pohon gjithashtu se këngëtarja nuk ka pasur kurrë synime të martohej.

    “Shakira u fiksua pas Pique sepse i pëlqente që ai të ishte babai i fëmijëve të saj. Ajo e dinte se nuk do të martohej kurrë me të”, shtoi ai.

    Edhe pse dyshja nuk u martuan kurrë, Shakira dhe Piqué mund t’i sjellin mosmarrëveshjet e tyre para gjykatës për të vendosur të drejtat e tyre mes dy djemve, Milan dhe Sasha.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark