×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kryetari i Mitrovicës së Veriut pas dorëheqjes: Është obligim moral, ne zgjedhim të jemi me popullin tonë

    Insajderi
    06 November 2022 - 10:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Milan Radojeviq, i cil dha edhe zyrtarisht dorëheqje nga pozita si kryetari i Mitrovicës së Veriut, ka thënë se ky veprim i tij është obligim moral.

    Ai tha se po jep dorëheqje për shkak se situata politike e shkaktuar nga autoritetet në Prishtinë po kërcënojnë të drejtat elementare të njeriut.

    “Deklaroj me përgjegjësi të plotë se si anëtar i Këshillit të Komunës së Mitrovicës Veriore nga lista zgjedhore e subjektit politik “Srpska lista”, po paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga pozita e anëtarit të Këshillit të Komunës së Mitrovicës Veriore për shkak të situata aktuale politike e shkaktuar nga lëvizjet e njëanshme të autoriteteve në Prishtinë, të cilat kërcënojnë të drejtat elementare të njeriut të serbëve në tonë por edhe në komunat tjera. Kjo dorëheqje është obligim moral ndaj bashkëqytetarëve të mi që më zgjodhën për t’i përfaqësuar në Këshillin Komunal të Mitrovicës së Veriut”.

    Tutje, ai shtoi se e zgjedh popullin serb dhe zgjedh të lufton me mjete demokratike.

    “Unë zgjedh të jem me popullin tim dhe të luftoj me mjete demokratike për pozitën e bashkëqytetarëve të mi në këtë shoqëri jodemokratike. Gjithashtu, përveç shkeljes së të drejtave të njeriut të serbëve, ka pasur shkelje të rëndë të Marrëveshjes së Brukselit, e cila ka sjellë përkeqësimin e situatës politike dhe të sigurisë në territorin e komunës që unë drejtova. Për të gjitha arsyet e lartpërmendura, duke ndjerë përgjegjësi morale dhe profesionale, parashtroj dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut”, tha Radojeviq.

    Ndryshe, përveç tij, dorëheqjen e kanë ofruar të gjithë kryetarët e komunave në veri dhe asamblistët.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark