×
  • Lajme
  • Insajderi

    Flet për Insajderin Luan Morina zyrtari i cili dyshohet se sulmoi drejtorin e Shërbimit Gjeologjik

    Insajderi
    20 May 2022 - 12:29

    Gazeta Insajderi, ditë më parë ka raportuar ekskluzivisht për një përleshje që ka ndodhur në mes Luan Morinës, zëvendësdrejtor Ekzekutiv i Shërbimit Gjeologjik dhe Alban Çollakut, drejtor i Departamentit të Gjeologjisë Regjionale.

    Çollaku pati deklaruar se është kërcënuar e sulmuar nga Morina, mirëpo ky i fundit në një deklaratë për Gazetën Insajderi, mohoi të ketë pasur sulm ndaj Çollakut.

    ”Nuk ka qenë sulm, ka qenë moment diskutimi, thjesht i kam bërë një pyetje se deri ku kanë shkuar procedurat të prokurorimit edhe të financave për kompletimin e një makine që na duhet me pas”.

    “Më shumë nuk dua të flas, rasti është duke u hetuar nga organet e hetuesisë dhe nuk kam diçka tjetër se çka mundem me diskutu”, tha Morina për Insajderin.

    Por lidhur me rastin që dyshohet se ka ndodhur në zyret e Shërbimit Gjelologjik, Çollaku pati thënë se Morina e ka kërcënuar dhe e ka fyer me fjalë banale, në lidhje me këtë ky i fundit i mohon të gjitha këto.

    ”Nuk është e vërtet asnjëra nga këto, nuk e kam kërcënuar e as fyer këtë deklaratë që po u a jap juve e kam japur dhe në hetuesi”, tha ai.

    Sipas burimeve të Gazetes Insajderi, dëshmitari i rastit ka qenë Ismet Shala, i cili ka japur deklaratën në polici mirëpo kolegët që kanë qenë prezent aty treguan për Insajderin, se policia e ka kontaktuar Ismet Shalen për ta ndryshuar deklaratën dhe ta rikthejë në favor të Morinës.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe Shalën për të marrë versionin e tij rreth rastit dhe dyshimeve se i është kërkuar ndryshimi i deklaratës, por i njëjti nuk ka dashur të flas për rastin.

    Ndërsa Morina kur është pyetur se a ka ushtruar presion në dëshmitarin në fjalë për ndryshim deklarate ai mohon këtë gjë.

    Në lidhje me përleshjen në mes dy zyrtareve, Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje Ministrisë së Ekonomisë, por deri në publikimin e tekstit nuk kanë kthyer përgjigje. /Gazeta Insajderi

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark