×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Flet si Mustafa e vishet si Avdullah Hoti”, Syla: Glauku ia ka nisë me m’u dukë si LDK

    Insajderi
    09 November 2022 - 21:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Analisti Valon Syla, tha se kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca sipas veprimeve që po bën është duke u dukur si të ishte pjesë e LDK-së.

    Syla në emisionin ‘Pressing’ në T7 e analizoi paraqitjen e parë të Konjufcës, ku tha se i kishte këpucët sikur të deputetit të LDK’së, Avdullah Hoti, ndërsa thotë se fliste edhe sikur ish-kreu i LDK-së, Isa Mustafa.

    Ai tha se me të gjitha këto Konjufca është duke u dukur si të ishte pjesë e LDK-së.

    “Tek Glauku së pari, edhe në fillim kur e patëm pa për herë të parë, kur e pat marrë postin, nga ato teshat me flamur shqiptar mbrapa, menjëherë e bëri një fotografi me një flamur kosovar, dhe me një palë këpuca, që them se këto këpuca janë sikur të Avdullah Hotit, edhe fotelja madje ishte. Sot e shohim Glaukun duke folur si Avdullah Hoti e Isa Mustafa. Po du thënë që aq shumë ka ndiku në mënyrë rapide me ndryshu, ia ka nis Glauku me m’u dukë si LDK”, th Syla.

    Sipas tij, Konjufca ka mundësi që ka hyrë në një fushatë të një presidenti të ardhshëm të vendit.

    “Po vërehet një diskurs i ri i një presidenti të ardhshëm, ndoshta kjo mund të jetë një kërcënim për Vjosa Osmanin. Glauku veç ka fillu me shku të Adriatiku si krejt presidentët tonë, ka fillu mi mbajtë këpucat si të Avdullah Hotit, po mendon shumë dhe po analizon shumë, flamurin e Kosovës edhe krevatën këtu i ka qit krejt, dhe po flet sikur këtë herë ndoshta s’mundemi me refuzu më.  Ky është qaj Glauku i ri, që na ka hi në një diskurs në një fushatë të presidentit të ardhshëm”, pohoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark