×
  • Lajme
  • Aktuale

    Trajneri që barti arkivolin e Ibrahim Rugovës: “Nuk ka qenë e lehtë që të merret përgjegjësi

    Insajderi
    21 January 2022 - 13:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Trajneri Tahir Batatina, i cili aktualisht e kryen detyrën e drejtorit në Llap, ka qenë ish ushtar i UÇK-së dhe anëtar i TMK-së. Ai ishte i angazhuar në bartjen e arkivolit të presidentit Ibrahim Rugova para 13-vjetësh, kur në opinion nuk njihej shumë për futboll sa njihet sot.

    Sot janë bërë 13 vjet nga 21 janari i vitit 2006, kur pati ndërruar jetë presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova.

    Sot Kosova e ka Ushtrinë e saj, ndërsa ceremoninë e 13-të, të varrimit të Ibrahim Rugovës e kishin nderuar Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të cilat në ndërkohë ishin shndërruar në Forca të Sigurisë së Kosovës, kurse në fund të vitit të shkuar përfundimisht u shndërruan në Ushtri.

    Në atë kohë, trajneri Tahir Batatina ishte epror i TMK-së dhe ishte i angazhuar në bartjen e arkivolit të Ibrahim Rugovës bashkë me kolegë të tij të TMK-së.

    “Pasi e morëm lajmin për vdekjen e tij dhe pas disa mos sqarimeve që ishin, erdhi urdhri që të varroset presidenti nga stafi ku unë isha duke shërbyer. Kemi qenë njerëzit më të përgatitur në TMK, ishim mësuesit e të gjithë oficerëve dhe nën-oficerëve të asaj kohe. U organizuam shpejt dhe e filluam ceremoninë”, ka thënë për “Zërin” Batatina, i cili tani është drejtor dhe investitor në klubin llapjan.

    “Nuk ka qenë e lehtë që të merret përgjegjësi dhe të jesh pjesë e një momenti historik për varrosjen e Presidentit historik me nderime ushtarake dhe duke e ditur se kishim mijëra njerëz nga e gjithë bota. Kishte delegacione të shumta të nivelit botëror, atashe dhe ushtarak. Ndjehem i nderuar dhe krenar që jam ndër njerëzit që pata nderin që ta varros një ndër personalitet më të mëdha të kohës, një njeri dhe një personalitet si Ibrahim Rugova”, theksoi Tahir Batatina.

    Kujtojmë se Batatina ka qenë pjesë edhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark