Kandidatja për kryetare të Podujevës nga PDK-ja, Floretë Zejnullahu, ka vazhduar takimet me qytetarët e kësaj komunë.
Zejnullahu ka vizituar Sibofcin dhe Kërpimehin, nga atje ajo tha se do të ndërtojnë infrastrukturë të duhur.
“Në Sibofc dhe Kërpimeh dhe në secilin fshat e lagje të Podujevës do të krijojmë infrastrukturë të duhur për të lehtësuar jetën e qytetarëve”, tha Zejnullahu.
Ajo premtoi se do të ofrojnë mundësi për zhvillimin e bisneseve.
“Do të ofrojmë mundësi për zhvillimin e bizneseve duke i mbështetur ata me projekte konkrete dhe do të punojmë parreshtur e do të dëgjojmë kërkesat e secilës lagje dhe secilit qytetarë”, tha kandidatja për kryetare të Podujevës.