Kandidatja për kryetare të Podujevës nga PDK, Floretë Zejnullahu, ka takuar banorët e fshatit Halabak dhe ka prezantuar programin e saj për katër vitet e ardhshme.
Ajo ka premtuar zgjidhje për problemet dhe kërkesat e secilit fshat dhe lagje në Podujevë.
“Përkrahje të madhe për programin tonë qeverisës për Podujeven edhe në takim me banorët e fshatit Halabak. Programi jonë garanton zgjidhje për problemet e secilit fshat e lagje në komunën tone”, ka shkruar Zejnullahu.