Kandidatja për kryetare të Podujevës nga PDK, Floretë Zejnullahu, ka premtuar se nën drejtimin e saj kjo komunë do të ndryshojë në gjdo zonë.
Në kuadër të fushatës zgjedhore, Zejnullahu ka vizituar fshatin Majac bashkë me kandidatin për asamble, Abdullah Latifi, kanë biseduar me banorët për kerkesat dhe problemet me të cilat përballën.
“Në Majac, së bashku me kandidatin per asamble, Abdullah Latifi, kishim takim shumë të mirë. Secila pjesë e Podujevës do të ndryshojë me qeverisjen tone”, shkroi Zejnullahu.