×
  • Sport
  • Sport

    Florian Marku dhe Robin Krasnqi i reagojnë Vuçiqit në Instagram

    Insajderi
    19 March 2021 - 10:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Boksierët shqiptarë, Florian Marku dhe Robin Krasniqi i kanë reaguar presidentit serb, Aleksander Vuçiq, i cili para dy ditëve ka publikuar hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin serb, shkruan Insporti.com.

    Ky veprim i tij ka ngjalluar reagime të shumtë, pasi edhe dy boksierët e njohur shqiptarë nuk kanë qëndruar të qetë duke i komentuar në postim.

    “Kosova dhe Shqipëria”  i ka komentuar Krasniqi duke i vendosur edhe një zemër të kuqe.

    Ndërsa, Marku në koment i ka vendosur nëntë flamuj kombëtar.

    Rrjeti social Instagram ende nuk ka marrë ndonjë veprim ndaj këtij postimi ofendues nga numri një i shtetit serb, përkundër se qytetarët shqiptarë kanë nisur një fushatë për t’ia fshirë atë. /Insporti.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark