×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Florian Marku reagon pas fitores së Anglisë kundër Kroacisë

    Insajderi
    13 June 2021 - 17:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Boksieri shqiptar, Florian Marku ka reaguar pas fitores së Anglisë kundër Kroacisë në rrjetin social “Twitter”, shkruan Insporti.com.

    Pasi Kombëtarja e Shqipërisë dhe Përfaqësuesja e Kosovës nuk janë kualifikuar në “Euro2020”, Marku ka vendosur që të bëjë tifo për Anglinë.

    Marku ka shkruar një cicerimë se trofeu i “Euro2020” po vjen në shtëpi, duke aloduar në triumfin e Anglisë.

    “Po vjen në shtëpi”, ka shkruar Marku.

    Kjo fjali përdorët nga tifozët anglezë që nga botërori i vitit 2018, kur Anglia ishte kualifikuar deri në gjysmëfinale.

    Ylli shqiptar tash e disa vite është duke vepruar në kryeqytetin e Anglisë, Londër, duke zhvilluar karrierën e tij prej një boksier profesionisti.

    Anglia ka nisur mbarë Kampionatin Evropian “Euro2020”, pasi ka mposhtur Kroacinë me rezultatin 1:0.

    Ishte minuta e 57-të kur Ylli i Manchester Cityt, Raheem Sterling shënoi golin e fitores.

    Sterling u asistua nga mesfushori Kalvin Philips, i cili për mrekulli nga mesfusha dërgoi topin në zonën e kroatëve, të cilën e shfrytëzoi siç duhet sulmuesi anlgez.

    Anglia me këtë fitore do të kryesojë grupin D me tri pikë.

    Ndërsa ndeshja e dytë e këtij grupi do të zhvillohet të hënën (nesër) ndërmjet Skocisë dhe Republikës së Çekisë me fillim të orës 15:00. /Insporti.com/

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    18 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark