×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Flutura Kusari për aksionin e PSD-së: Nëse RTK e zhdukë atë video, ajo quhet censurë

    Insajderi
    01 February 2023 - 21:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Juristja e medias, Flutura Kusari ka reaguar pas aksionit të PSD-së gjatë transmetimit të edicionit qendror të lajmeve në Radio Televizionin e Kosovës.

    Kusari përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se nëse RTK e largon atë video, atëherë ajo do të quhet censurë.

    Sipas saj, protesta e PSD-së në RTK ka qenë fantastike.

    “Protesta e PSD në RTK fantastike. Nëse RTK e zhdukë atë video, ajo quhet censurë“, shkroi ajo.

    Një ditë pas zgjedhjes së Rilind Gërvallës drejtor të programit shqip në RTK, Partia Socialdemokrate ka bërë një aksion gjatë edicionit qendror të lajmeve.

    Aktivistë të partisë janë futur brenda studios ku po jepeshin lajmet drejtpërdrejtë me një pankartë, ku shkruhej “Radio Televizioni i Kurtit”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark