×
  • Lajme
  • Botë
  • Astrologji

    Forcat ruse vrasin kryebashkiakun ukrainas pranë Kievit 

    Insajderi
    07 March 2022 - 18:30

    Kryebashkiaku i qytetit të Hostomel është vrarë teksa po shpërndante ndihma, sipas zyrtarëve ukrainas.

    Hostomel ndodhet afër kryeqytetit ukrainas Kiev dhe është një nga pika kyçe strategjike në qendër të luftimeve midis forcave ruse dhe ukrainase, raporton SkyNews.

    Këshilli i qytetit tha se Yuri Prylypko vdiq ndërsa shpërndante bukë dhe ilaçe për personat që kishin nevojë për ndihmë në zonën e rrethuar.

    Ai u vra së bashku me dy të tjerë, Ruslan Karpenkom dhe Ivan Zore.

    Në një deklaratë të këshillit të Hostomel tha se ai “vdiq si hero”, duke shtuar se është e pamundur që një funeral të mbahet menjëherë për shkak të luftës. 

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark