×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Foshnja ka mundur të shpëtojë”, Nënkryetari i SPSh-së të QKUK-së kërkon dorëheqjen e drejtorit të Gjinekologjisë

    Insajderi
    02 December 2022 - 12:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetari Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësor, Elirat Duraku, ka kërkuar dorëheqjen e drejtorit të Gjinekologjisë, Zef Ndrejajt, për mosintervenimin e shpëtimit të foshnjës në rastin e vrasjes së nënës shtatzënë, Hamide Magashit, të mërkurën.

    Enlirat Duraku ka thënë që Kodi i Etikës e lejon që të kryhet një intervenim i tillë në aso kushte, shto faktin që një rast i tillë ka ndodhur në oborrin e Gjinekologjisë.

    “Leni pallavrat dhe shfajësimet, nuk janë kërkuar kushte aseptike operative për ta nxjerrë foshnjën pasi nëna ka qenë e pa jetë”, ka shkruar Duraku.

    “Një skalper është dashur. Kaq. CTG-ja ka qenë literalisht dhe figurativisht 30 metra larg viktimës, me çka do ishte konstatuar urgjentisht se a është foshnja gjallë apo jo”.

    “Përveç kësaj, Kodi i Etikës e lejon një intervenim të tillë në momentin që konstatohet vdekja e nënës dhe që foshnja është gjallë”.

    “Nuk ka qenë viktima në rrugë, në spital ka qenë ta hajë dreqi, po qysh askush nuk u afrua për ndihmë asaj dhe foshnjës, mirëpo vetëm me çarçafë ?!!!!”, ka shkruar ai.

    Reagimi i Enlirat Durakut:

    Leni pallavrat dhe shfajësimet,

    Nuk janë kërkuar kushte aseptike operative për t’a nxjerrë foshnjën pasi nëna ka qenë e pa jetë.

    Një skalper është dashur. Kaq.

    CTG-ja ka qenë literalisht dhe figurativisht 30 metra larg viktimës, me çka do ishte konstatuar urgjentisht se a është foshnja gjallë apo jo.

    Përveq kësaj, Kodi i Etikës e lejon një intervenim të tillë në momentin që konstatohet vdekja e nënës dhe që foshnja është gjallë.

    Nuk ka qenë vikitima në rrugë, në spital ka qenë t’a hajë dreqi, po qysh askush nuk u afrua për ndihmë asaj dhe foshnjës, mirëpo vetëm me çarshafa ?!!!!

    Nuk ka pasur nevojë ajo foshnje për mbulimin e nënës së vrarë, mirëpo për neve si profesionist shëndetësor.

    Drejtori i Gjinekologjisë urgjent duhet të dorëhiqet nëse ka sado pak moral, nëse nuk ka fije turpi dhe as moral, të shkarkohet menjëherë.

    Qysh more nuk ju vjen turp se në çfarë pozicioni e keni vendosur të gjithë komunitetin shëndetësor vetëm për t’a ruajtur pozitën !?

    Enlirat Duraku
    Nënkryetar i Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark