×
  • Lajme
  • Insajderi

    Foshnja që vdiq nga Covid-19 nuk kishte asnjë sëmundje përcjelljes, QKUK jep detaje

    Insajderi
    07 May 2021 - 15:42

    Një njëvjeçar ka vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus, në Prishtinë

    Në një përgjigje për Gazetën Insajderi, Zyra për Informim e SHSKUK-së kanë thënë se fëmija në Klinikën e Pediatrisë u pranua 30 prill dhe që nga ajo datë ishte duke u trajtuar për Covid-19.

    Nuk dihet nëse i njëjti ka pasur sëmundje shoqëruese.

    “Zyra për media e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, ju konfirmon bazuar në njoftimin  e Klinikës së Pediatrisë, se në mesnatë rreth orës 02:30, të datës 06.05.2021 është raportuar për një vdekje të një fëmije i konfirmuar me Covid -19 Fëmija M. Xh. i lindur më vitin 2020 -M, ishte pranuar në klinikën e Pediatrisë me datë 30 prill 2021, fillimisht si i dyshuar pastaj me datë 05.05.2021 i konfirmuar me Covid-19, dhe përkundër përkujdesit maksimal nga stafi mjekësor, fëmija nuk ka arritur të mbijetonte”, thuhet në përgjigjen e tyre për Insajderin.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark